Gjuriqi: Kosova e ndaloi hyrjen një kleriku, është lajm i trishtë për Krishtlindje

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq ka reaguar pas lajmit se kisha Ortodokse Serbe ka thënë se Kosova ia ka ndaluar patriarkut Porfirije vizitën në Patriarkanën e Pejës para Krishtlindjeve.
Gjuriq këtë e quan ”lajm të trishtë në ditën e Krishtlindjes“.
”Edhe pse tronditëse, kjo nuk është veçse maja e ajsbergut të abuzimit ndaj komunitetit serb“, ka shkruar ai në Twitter.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se “popullit serb në Kosovë pasi i është hequr një sërë e të drejtave elementare të njeriut, i është hequr edhe e drejta për jetë fetare”./21Media

Back to top button