Messi: PSG veç “një mundësi”, nuk jam gati të largohem

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi, në konferencën për shtyp e cila u mbajt sot, tha se kalimi nga Barcelona në PSG është vetëm një mundësi, por asgjë nuk është e konfirmuar.
Messi i dha fund historisë së tij me Barcelonën, ekip në të cilin kontribuoi për 21 vjet me radhë e që e njëjta nuk mundi të nënshkruante një kontratë të re për yllin argjentinas për shkak të pagesës.
Messi i cili fitoi gjashtë herë Ballon d’Or, është zyrtarisht i lirë.
“Ky është fundi me këtë ekip dhe tani do të fillojë një kapitull i ri, po është njëra nga momentet më të vështira për mua. Nuk dua ta lë këtë klub, është klubi që unë dua dhe ky është një moment të cilin nuk e kam pritur asnjëherë, vitin e kaluar desha të largohem, këtë vit dua të qëndroj, kjo është arsyeja pse jam i mërzitur. Kur të kthehem në shtëpi do të bëhem edhe më keq, nuk jam gati për këtë”, tha ndër të tjera Messi.
Kontrata e futbollistit skadoi më 1 korrik dhe tani veçse kanë filluar bisedimet për një transfer të mundshëm te Paris Saint – Germain./21Media

Back to top button