Premiera e filmit ”Pa vend” u shfaq në ditën e dytë të DokuFest-it

Mbrëmë ishte nata e dytë e Festivalit DokuFest dhe në kuadër të të cilit u shfaq edhe premiera e filmit ”Pa vend”, me regji nga Samir Karahoda.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prizrenit, Mytahir Haskuka i cili i ka falenderuar të gjithë përfaqësuesit e insitucioneve që kanë qenë të pranishëm në ditën e dytë të Festivalit.
”Në pritjen e organizuar nga Komuna e Prizrenit në kuadër të edicionit të 20-të të Festivalit DokuFest!
Falënderoj mysafirët, përfaqësuesit e institucioneve, misioneve dhe organizatave ndërkombëtare e vendore që na u bashkëngjitën në ditën e dytë të Dokufest-it, ku u mbajt edhe premiera e filmit ”Pa Vend”, i Samir Karahodës, i cili në bëri krenar të gjithëve, duke garuar për ”Palmen e Artë” në Festivalin e Filmave në Kanë”, ka shkruar Haskuka në facebook./21Media

Back to top button