Met Opera e New Yorkut me koncert në përkrahje të Ukrainës

Opera Metropolitan e New Yorkut ka mbajtur një koncert të veçantë në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas.
Këngëtari ukrainas, Vlad Buialskyi hapi koncertin me himnin kombëtar të Ukrainës.
Sipas njoftimit zyrtar, të gjitha të ardhurat nga ky koncert do të shkojnë si ndihmë humanitare për Ukrainën.
24 vjeçari ka thënë se është më ndryshe, është inspiruese kur e mendon se më parë njerëzit nuk e kanë dëgjuar asnjëherë himnin kombëtar të Ukrainës.
Koncerti më pas vazhdoi me disa lutje për Ukrainën.
Menaxheri gjeneral i Operës tha se kur diçka kërkon veprim të menjëhershëm, ne veprojmë, megjithëse për t’u përgatitur për koncert duhet kohë e gjatë./21Media

Back to top button