Meta fton Xhaferin për vizitë në Tiranë

Meta tha se Maqedonia është një fqinj i rëndësishëm edhe falë faktorit shqiptar shtet-formues

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta të shtunën i ka dërguar ftesë zyrtare kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferit për të vizituar Shqipërinë.

Meta me këtë rast ka shprehur gatishmërinë për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve.

“Ju përgëzoj edhe një herë për zgjedhjen dhe ju ftoj në krye të një delegacioni parlamentar për vizitë zyrtare në Tiranë. Maqedonia është një fqinj i rëndësishëm edhe falë faktorit shqiptar shtet-formues”, thuhet në mesazhin e Metës.

Back to top button