Meta i trishtuar për sulmet në Londër
Presidenti shqiptar ka ngushëlluar familjet e viktimave
I pari i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të shqiptarëve për sulmet terroriste në Londër që lanë të vdekur shtatë persona dhe rreth 50 të tjerë të plagosur
“Thellësisht i trishtuar që brenda 3 muajve dënojmë një tjetër sulm terrorist në Britani. Shqiptarët janë përkrah popullit britanik në luftën kundër terrorizmit. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Së bashku me qytetaret e Londrës qëndrojmë kundër akteve të tilla ekstremiste e barbare”, ka shkruar Meta në letërn e dërguar kryetarit të parlamentit britanik, John Bercow.
Ky është sulmi i tretë terrorist në Britani të Madhe brenda tre muajsh./21Media