Mustafa: Populli dhe Qeveria e Kosovës janë me ju

Mustafa ngushëllon popullin britanik

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e popullit dhe Qeverisë së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, pas sulmeve të mbrëmshme terroriste në Londër ku u vranë shtatë persona dhe rreth 50 të tjerë mbetën të plagosur.

Duke theksuar tronditjen e popullit të Kosovës dhe duke dënuar këto akte brutale, kryeministri Mustafa ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është djep i lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat nuk mund të cenohen nga askush.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet terroriste në Londër. Mbretëria e Bashkuar është djep i lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat nuk mund të cenohen nga askush. Populli dhe Qeveria e Kosovës janë me ju!”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa drejtuar kryeministres britanike, Theresa May.

Ky është sulmi i tretë terrorist në Britani të Madhe brenda tre muajsh./21Media

Back to top button