Presidenti shqiptar ka ngushëlluar familjet e viktimave

Presidenti shqiptar ka ngushëlluar familjet e viktimave

I pari i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të shqiptarëve për sulmet terroriste në Londër që lanë të vdekur shtatë persona dhe rreth 50 të tjerë të plagosur

“Thellësisht i trishtuar që brenda 3 muajve dënojmë një tjetër sulm terrorist në Britani. Shqiptarët janë përkrah popullit britanik në luftën kundër terrorizmit. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Së bashku me qytetaret e Londrës qëndrojmë kundër akteve të tilla ekstremiste e barbare”, ka shkruar Meta në letërn e dërguar  kryetarit të parlamentit britanik, John Bercow.

Ky është sulmi i tretë terrorist në Britani të Madhe brenda tre muajsh./21Media