Meta: Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dënuar njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.
Meta ka thënë se ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.
“Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës! Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, ka shkruar Meta në Facebook.
Putin ka nënshkruar sot dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Ndërkohë liderët e Perëndimit kanë paralajmëruar për pasoja të rënda nëse Rusia njeh pavarësinë e këtyre rajoneve./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?