Putin nënshkruan dekretin për njohjen e Donetskut dhe Luganskut

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se Moska ka njohur edhe zyrtarisht si shtete të pavarura dy rajone në Donbass në lindje të Ukrainës, ku me këtë veprim vetëm sa është intensifikuar prezenca ushtarake përgjatë kufijve me Ukrainën.
Duke iu drejtuar popullit përmes një paraqitje televizive që u transmetuar drejtpërdrejt, Putin ka nënshkruar dekretin – duke thënë: “E shoh të nevojshëm marrjen e vendimit që është dashur të ndodhë shumë kohë më parë – pra njohjen shtet të Donteskut dhe Luganskut.
Presidenti ka kërkuar nga parlamenti rus të ratifikojë vendimin sa më shpejt të jetë e mundur.
“Jam i sigurt se do të kem mbështetjen e popullit rus. Faleminderit!” ka thënë në fund Putin./21Media

Back to top button