Kaloni te përmbajtja kryesore

Meta mbështet kërkesat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, takoi sonte në Prishtinë deputetin e Luginës së Preshevës, Shaip Kamberin, të cilin u shpreh se e uroi përzemërsisht për fitoren e mandatit në Kuvendin e Serbisë.
“Mbështes plotësisht kërkesat legjitime të popullisë shqiptare në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë për përmirësimin e kushteve ekonomike, sociale dhe politike, pjesëmarrje në institucionet vendore dhe garantimit të plotë të të drejtave të pakicave sipas standardeve europiane.”, shkroi Meta në Facebook.
Meta theksoi se Kamberin e garantoi për mbështetje të plotë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, “që gjithmonë do të jenë në vëmendjen time.”
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të veçantë. Në rend të dtës do të jetë adresimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button