Meta përshëndet nismën e Presidentit Nishani

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta priti sot Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate Austriake, Andreas Schieder

Gjatë takimit me Andreas Schieder, Meta i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj avancimit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Schieder e uroi Metën për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës, duke vënë në dukje se Austria mbështet stabilitetin politik të Shqipërisë dhe progresin e reformave kyçe në vend.

Duke biseduar mbi zhvillimet politike në vend, Meta shprehu mbështetjen e tij për nismën e Presidentit Nishani që të jetë në shërbim të dialogut politik dhe theksoi se në respekt të parimit të gjithëpërfshirjes duhet bërë gjithçka për të mundësuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e ardhshme./21Media

Back to top button