Xhaferi: Dëshira e deputetëve- të bëjnë selfie të fundit!

Kryeparlamentari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka folur rreth veprimeve të deputetëve të VMRO-DPMNE sot

Xhaferi në Click Plus ka thënë se akti i deputetëve të VMRO-DPMNE i ngjanë një dëshire të fundit të tyre që të bëjnë një selfie brenda hapësirës së kabinetit të kryetarit të Kuvendit në Maqedoni, duke e ditur që ajo hapësirë më nuk iu takon atyre.

Xhaferi po ashtu tha se ata e dijn se nuk mund të qëndrojnë më në atë hapësirë pasi që bëjnë vepër penale në kuptimin e uzurpimit të institucionit, shkruan rtv21.tv

Kryeparlamentari Xhaferi po ashtu tha se çdo hapësirë brenda parlamentit është hapësirë e kryetarit të parlamentit pra zot i shtëpisë aty është kryeparlamentari.

Ndryshe sot deputetët e VMRO-DPMNE-ja me në krye Nikolla Gruevskin dhe Trajko Veljanovskin bllokuan për orë të tëra Kabinetin e kryetarit të Kuvendit në Maqedoni./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button