Meta: Sakrificat të na shërbejnë të gjithëve për një shoqëri më njerëzore

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Meta ka thënë se “shpresa dhe solidariteti i mrekullueshëm, esenca e kësaj feste, të udhëheqin mendimet dhe veprimet tona, për më shumë dashuri, harmoni dhe bashkëjetesë paqësore”.

Ai ka uruar që sakrificat të na shërbejnë të gjithëve për një shoqëri më njerëzore.

“Qofshin të pranuara agjërimi dhe lutjet tuaja për shëndet të mirë, mbarësi dhe gëzime të përhershme në çdo vatër shqiptare!”, ka shkruar Meta në Facebook.

Myslimanët në mbarë botën sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit./21Media

Në këtë ditë të shenjtë dhe të bukur pranverore, i lumtur të ndaja me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,…

Posted by Ilir Meta on Thursday, 13 May 2021

Back to top button