Meta takon Presidentin e zgjedhur: I uroj suksese në detyrën e lartë

Ilir Meta po zhvillon një takim me pasardhësin e tij, Bajram Begaj.
Takimi i Metës me Presidentin Begaj po mbahet ne ambientet e Pallatit te Brigadave.
“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Meta në “Facebook”.
Kuvendi i Shqipërisë më 4 qershor ka zgjedhur Bajram Begajn president të Shqipërisë./21Media

Back to top button