Meta: Të kapërcehen tensionet e të vijojë dialogu
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka reaguar për situatën në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Meta ka thënë se palët duhet të kapërcejnë tensionet dhe të vijojnë dialogun.
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë, shoferët me targa të Serbisë kur hyjnë të Kosovë duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS që t’i ndërrojnë ose t’i mbulojnë targat kur futen në Serbi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?