Kaloni te përmbajtja kryesore

Qeveria merr vendim për themelimin e Komisionit për Fondin Sovran

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Komisionit Ekzekutiv me qëllim të propozimit dhe hartimit të parimeve themelore, si parakusht për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës.
Komisioni do të ketë këtë përmbajtje: Kryeministri kryesues, zëvendëskryeministri i parë zëvëndëskryesues, ministrja e Ekonomisë anëtare, ministrja e Industrisë anëtare, ministri i Financave anëtarë, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor anëtarë dhe zëvendësues i sekretarit të përgjithshëm të zyrës së kryeministrit.
Kryeministri Albin Kurti, tha që Fondi Sovran është një nga premtimet qeveritare.
Fondi Sovran sipas premtieve të VV-së, do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës. /21Media
 
 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button