Meta: Urime Kosovë, jeni shembull i shkëlqyer

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka përgëzuar Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e demokratike. Meta ka uruar që shpejt të krijohen institucionet dhe të punojnë në të mirë të Kosovës.

“Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare. E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

Meta tutje ka shtuar se, Kosova ka hapur një faqe të re në rrugëtimin e europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik./21Media

Back to top button