Metodat e preferuara kontraceptive për t’u mbrojtur nga shtatzënia
Jo rrallë herë diskutohet se si të mbroheni nga një shtatzëni e padëshiruar.
Gjinekologu Dardan Bafitu në “Për Ditë të Mbarë” të RTV21 tregoi cilat janë metodat më të përdorura, më të preferuara dhe më pak të preferuara se si të mbroheni nga shtatzënia.
Si ndër më të përdorurat njihet përdorimi i spirales! Baftiu në PDTM tha se kjo metodë mund të jetë ndër më të sigurtat, por çfarë të veprohet në rastet kur spiralja nuk i përshtatet pacientes apo çfarë të veprohet në rast të infeksioneve?!
Është shumë e shpeshtë edhe përdorimi i kontraceptivëvë emergjent.
Gjinekologu tregoi se kontraceptivët emergjent janë tableta që femra i merr brenda 72 orësh pas aktit seksual të pambrojtur, por sa janë të sigurt këta kontraceptivë?!
“Kontraceptivët emergjent janë tableta që merrën 72 orë pas marrëdhënies së pambrojtur seksuale. Janë mjaft efikase por, jo 100%. Shumicën e herave shohim dështim të koncracepsionit emergjent”, u përgjigj Baftiu.
Baftiu shpjegoi se “femrat të cilat i kanë venat ose janë mbi 35 vjeç apo janë duhapirëse, nuk duhet të përdorin kontraceptivë”.
Por, a ekziston rrezik në përdorimin e vazhdueshëm të kontraceptivëve?
“Nëse e ke fjalën për tableta contraceptive me hormone të kombinuara. Ka studime që tregojnë për pasojat e kontraceptivëve hormonal, tabletave. Gjithësesi në vendet perëndimore këta përdoren gjerësisht duke filluar nga moshat e reja, 16-17 vjeç për të planifikuar një familje. Pasojat e tyre mund të jenë në përdorimin afatgjatë të tyre, ndërkaq në përdorimin afatshkurt mund të ndikojnë vetëm në ciklin menstrual dhe jo diçka tjetër më shumë”, tha Baftiu./21Media