Metroja e Kharkivit do të rifillojë funksionimin pas muajsh shërbimi si strehë

Kryebashkiaku i qytetit verilindor të Ukrainës, Kharkiv, Ihor Terekhov, tha se sistemi i metrosë së qytetit do të rifillojë funksionimin të martën, pas muajsh shërbimi si një strehë për qytetarët që kërkojnë t’i shpëtojnë bombardimeve ruse.
“Nesër, më 24 maj, do të hapim metronë”, tha Terekhov në një fjalim në televizion. “Do të hapen të gjitha linjat. Trafiku i metrosë do të jetë nga ora 7:00 deri në orën 19:00. Intervalet nuk do të jenë të njëjta si në kohë paqeje. Depoja e metrosë është dëmtuar gjatë bombardimeve dhe granatimeve, kështu që intervalet do të jenë më gjatë.”
Gjatë kulmit të bombardimeve ruse të Kharkiv – qytetit të dytë më të madh të Ukrainës – shumë banorë të Kharkivit janë strehuar në sistemin e metrosë së qytetit, shkruan CNN, pëcjell rt2v1.tv
Terekhov tha se shumë nga ata që mbetën nën tokë ishin zhvendosur në konvikte, në zona më larg granatimeve.
“Nëse është e nevojshme, njerëzit mund të përdorin metronë si një strehë për bomba, veçanërisht nënkalimet e metrosë,” tha Terekhov.
Metroja në Kharkiv është bërë një strehë në orët e hapjes së luftës së Rusisë në Ukarainë, më 24 shkurt./21Media

Back to top button