MF-ja themelon Këshillin Konsultativ

Hamza: Ky këshill do të jetë mjet i transparencës së ministrisë.-Shahini: Lirimi nga tatimi doganor dhe tatimi i akcizës, kërkesë e kahmotshme

Ministri i Financave Bedri Hamza i njoftoi përfaqësuesit e komunitetit të biznesit  për themelimin e Këshillit Konsultativ. Sipas ministrit Hamza ky këshill do të sjellë një frymë sinqeriteti mes bizneseve dhe ministrisë. Tha se ky këshill  do të jetë një mjet i transparencë së vendimeve të ministrisë. Gjithashu Ministri Hamza përmendi edhe 6 masat fiskale për lirim të bizneseve nga  tatimi doganor dhe tatimi i akcizës, që do të ndërmerren gjatë sivjet ndërsa do të zbatohen në janar të vitit të ardhshëm./21Media

Back to top button