Michel për liberalizimin e vizave për Kosovën: Po bëhet përparim

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha të hënën se BE-ja do të jap një përditësim mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Ne do të japim më shumë informacion të martën, por mund t’ju them se po bëhet përparim. Ne mund të shohim se hapa të rëndësishëm përpara janë bërë kohët e fundit. Nesër dëshirojmë të kemi një deklaratë të përbashkët që do ta afrojë Ballkanin Perëndimor edhe më pranë Bashkimit Evropian”, tha Michel.
Kosova është në mesin e vendeve në Evropë që është jashtë regjimit pa viza të BE-së.
Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak takoi sot presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Lajçak pritet të takohet edhe me kryeministri e vendit, Albin Kurti.
Në takim do të diskutohet për marrëveshjen finale./21Media

Back to top button