Mick Jagger rezulton pozitiv me Covid-19
The Rolling Stones kanë anuluar koncertin në Amsterdam pasi Mick Jagger ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Se Jagger rezultoi pozitiv me virusin, u bë e ditur përmes një postimi në Instagram të vet grupit.
“Grupi ‘The Rolling Stones’ është detyruar ta anulojë koncertin e sotëm në Amsterdam, kjo pasi Mick Jagger rezultoi pozitiv me Covid-19. Grupit Rolling Stones u vjen keq për shtyrjen e koncertit, por siguria e publikut, kolegëve muzikantë dhe e gjithë ekipit të turneut është më me prioritet”
Sipas njoftimit, koncerti do të mbahet përsëri në një tjetër datë dhe biletat e blera për koncertin e parë do të vlejnë edhe për atë të radhës.
Turneu i verës i rock grupit të njohur është në nderim të 60 vjetorit të grupit të tyre./21Media