Microsoft me pagesë shtesë për punonjësit që u angazhuan edhe gjatë pandemisë

 
Gjiganti Microsoft, do të japë pagesë shtesë për të gjithë stafin që u angazhuan pa ndalë në punë edhe gjatë pandemisë.
Janë menduar rreth 1.500 dollarë për secilin prej tyre, siç raporton BBC.
Në tremujorin e parë të vitit 2021, fitimet e Microsoft u rritën me 38%.
Mirëpo, Microsoft nuk është e vetmja kompani e cila do të japë bonuse për të gjithë që punuan gjatë pandemisë, edhe Facebook ka paguar punonjësit me një shumë prej 1.000 dollarë, shumë të cilën këto kompani e kanë menduar si ndihmë për shpenzimet e shkaktuara gjatë kohës së pandemisë.
Ndërkohë, edhe Google bëri një pagesë të ngjashme prej 1,000 dollarë në maj të vitit 2020./21Media

Back to top button