Miftaraj: Demokracia me e madhe në botë, e shan, e ofendon, por prapë të fal dhe të ndihmon

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj duke komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë Jeff Hovenier mbi kërcënimet e Vuçiq, tha demokracia më e madhe në botë po vazhdon ta ndihmojë Kosovën.
“Me fjale tjera, Amerika po na thotë mos u tutni o trima te Facebook-ut se ju kemi ndihmu mu çliru, ju kemi ndihmu mu ba shtet, e këtu jemi nëse habitet dikush me mendu keq për juve. Kjo eshte demokracia me e madhe ne bote, e shan, e ofendon, nuk i ofron bashkepunim, por prape se prape te fal dhe te ndihmon. Politikanet dhe partitë popullsite dhe pa vizion vine e shkojnë, janë me afat skadencë, miqësia dhe koordinimi me SHBA duhet te jete e përjetshme.”, shkroi Miftaraj në Facebook.
Sot pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ambasadori Hovenier tha se populli i Kosovës nuk duhet të ndihen të shqetësuar nga kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pasi në Kosovë është aleanca më e fortë ushtarake duke iu referuar NATO-s./21Media