Miftaraj: Drejtori i Klan Kosovës duhet të sqarohet , dhuna ndaj grave nuk mund të promovohet

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pas rastit të televizionit Klan Kosova ku me 4 nëntor në shtëpinë “Big Brother” u fut një i dyshuar për dhunë në familje.
Miftaraj ka thënë se kër këtë duhet të sqarohet drejtori i televizionit, derisa ka kërkuar që ndaj këtij akti të distancohen gazetarët që punojë aty.
“Kur ndodhi skandali në RTK shumë gazetarë të mediumit publik u distancuan. Mbrotjen integritetin e tyre personal.U.D Drejtoresha e RTK, Zana Spahiu tha dorëheqje. Deshmoi integritet dhe respekt per veten e saj dhe poziten qe kishte.Pritjet legjitime janë qe edhe gazetaret ne KlanKosova te deshmojne te njejtin nivel te profesionalizmit.Drejtori gjeneral i KlanKosoves e ka obligim te sqarohet per publikun. Dhuna ndaj grave nuk mund te promovohet.”, ka shkruar Miftaraj.
Modelja Drenusha Latifi muaj me parë kishte rrëfyer se është dhunuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh, madje për këtë është nisur edhe një proces gjyqësor.
Historia e Latifit është riaktualizuar në media, pasi që më 4 nëntor në një reality shoë në Klan Kosova dyshja janë ballafaquar më njëri tjetrin duke u “obliguar” të jetojnë me një shtëpi.
Kjo ka ngjalluar reagime të ndryshme nga organizatat feministe në vend, duke thënë se po bëhet promovimi i dhunuesve në media. Sipas tyre një gjë e tillë është e papranueshme, derisa janë zhvilluar aksione pranë Klan Kosovës./21Media