Kaloni te përmbajtja kryesore

Miftaraj: Kushtetuesja nuk e ka bllokuar konstituimin e Kuvendit

(Lajm i përditësuar)


Miftaraj për politikanët: Për ta e diela është shumë e rëndësishme, do të vij një mesazh se cila parti qëndron

Ehat Miftaraj nga IKD në emisionin “Click” të RTV21 për politikanët në Kosovë tha se nuk është e quditshme që ata ndryshojnë qëndrimet, për ditën e diel (dita e zgjedhjeve lokale), ai tha se ata e kanë shumë të rëndësishme.

Teksa shtoi se pas balotazhit mund të bëhet ndonjë marrëveshje mes partive, me të cilën sipas tij nuk do të ketë nevoj të ketë zgjedhje të reja parlamentare.

“Nuk është e quditshme që nesër i ndërrojnë qëndrimet varësisht se si është e vërtetë që për ta është shumë e rëndësishme dita e diel, sepse ditën e diel një far mënyre ka me ardh një mesazh se ku, se cila parti politike qëndron. Pastaj pas dy javësh është balotazhi dhe aty mundem ndoshta me pasë ndonjë marrëveshje mes këtyre partive që deri dje kanë qu njëra tjetrën armiqësore, gjejnë mënyra të bashkëpunimit ku bëhen ndoshta partnerë ka shkuar vendi në zgjedhje hiq me këtë qeveri do të thotë, pa pas nevojë me shku fare në zgjedhje”, tha ai. /21Media


Miftaraj: Kushtetuesja nuk e ka bllokuar konstituimin e Kuvendit

Ehat Miftaraj nga IKD në emisionin “Click” të RTV21 për bllokimin e krijimit të institucioneve dhe konstituimin e Kuvendit, tha se Gjykata Kushtetuese në asnjë aktgjykim nuk e ka bllokuar këtë konstituim.

Miftaraj nga IKD theksoi se kriza politike në Kosovë është si pasojë e mungesës së vullnetit politik, nga LVV.

“Gjykata Kushtetuese as në aktgjykimin e parë, as të dytin, e as të tretin, as në vitin 2014, asnjëherë nuk e ka blloku konstituimin e Kuvendit të Kosovës, si IKD e kemi thënë vazhdimisht. Kjo është një krizë politike nuk kemi të bëjmë as me krizë kushtetuese, juridike e as ligjore, është krizë politike, mungesë e vullnetit politik, në radhë të parë partisë që e ka dalë e para në zgjedhjet për më konstitu Kuvendi”, deklaroi ai. /21Media


Miftaraj: Mund të ndodhë që të bëhet konstituimi i Kuvendit edhe pa një pjesëtar të komunitetit serb

Ehat Miftaraj nga IKD në emisionin “Click” të RTV21 tha se nëse lexohet aktgjykimi në tërësu i Gjykatës Kushtetuese i cili u publikua sot, mund të ndodhë konstituimi i Kuvendit edhe pa një anëtar të komunitetit serb.

Për konstituimin e Kuvendit, Miftaraj tha se Kushtetuesja në publikimin e parafundit që ishte para një jave më 30 shtator, tregoi që Kuvendi nuk është konstituar asnjëherë në legjistraturën e nëntë.

“Jo vetëm Dimal Basha por edhe një numër i madh i qëndrimeve nga presidentja, deputetë të VV-së, kryeministri, ministra në detyrë, njëfar mënyre jo vetëm që ka shkelë kushtetutën por besoj që e kanë shkelë besoj një standard, një pritje legjitime jo vetëm qytetarët e Kosovës por edhe partnerëve tonë ndërkombëtarë lidhur me atë se sa është i rëndësishëm konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Gjykata Kushtetuese jo vetëm sot por edhe në publikatën që e publikoi para 10 dite, dy jave na e tregoj që Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar asnjëherë do të thotë në këtë legjistraturën e nëntë. Sot e sqaroi edhe më tutje do të thotë se qka nënkupton dhe si mund të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Nëse e lexojmë si tërësi, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që është publikuar sot po mund të ndodhë që të bëhet konstituimi i Kuvendit edhe pa një pjesëtar të komunitetit serb, por me kusht që ata refuzojn në një far mënyre që të propozojn apo të drejtën e tyre në praktik”, tha ai. /21Media

Kushtetuesja publikon vendimin: Seanca konstituive nuk ka përfunduar


Aktgjykimi i Kushtetueses, Miftaraj: Mund të themi se është përsëritje e dy aktgjykimeve tjera

Ehat Miftaraj nga IKD në emisionin “Click” të RTV21 për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, tha se aktgjykimi i sotëm është përsëritje e dy aktgjykimeve të kaluara.

“Thelbi i aktgjykimit është ajo qfarë është thënë në vazhdimësi që Kuvendi i Kosovës konstituuohet në atë momentin kur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe pesë nënkryetarët e Kuvendit, 3 nga shumica shqipëtare, 2 nga komunitet jo shumicë në Kosovë. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nëse e lexojmë mund të themi pothuajse është përsëritje e dy aktgjykimeve të këtij viti me pak dallime ku Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta ndërrojë një standard që vet e ka ndërtuar”, tha ai. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button