Miftaraj: Të gjithë t’i ofrojnë mbështetje Kurtit

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se beson se kryeministri Albin Kurti do të mbajë qëndrimin për targat dhe nuk do të bëjë kompromis.
Pas raportimeve se ambasadorët e QUNIT-it i kanë shkuar në zyrë kryeministrit, Miftaraj ka thënë se pozitë, opozitë dhe shoqëri civile duhet t’i qëndrojnë dhe ofrojnë mbështetje Kurtit.

“Dialogu ka kuptim kur dy palët trajtohen të barabarta”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Ndryshe, nga dje, veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës./21Media
Back to top button