Miftaraj thotë se shpreson që aksioni i Policisë nuk është me porosi

 

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pas aksionit të Policisë në Ministrinë e Bujqësisë si dhe në disa lokacione tjera të vendit.

Ai ka thënë sa sa herë nëdrrohen pushtetet në Kosovëka aksione si ky sot.

“Me se shumti qe dalin ne pah jane ata prokurore apo Kryeprokuror qe jane te zhytur dhe duan vemendje, dhe zakonisht viktima jane disa zyrtare te nivelit mesatar”, ka shkruar Miftaraj në Facebok.

Ai tutje ka thë se shpreson që rasti i sotëm nuk është një nga këto aksionet propagande, me porosi, qëllime politike, vëmendje apo pazar hesapi. Sipas tij, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Kujtim Munishi është ekspert në këtë drejtim.

Miftaraj gjithashtu ka përmendur me këtë rast edhe aksionin në Karaçevë që ka përfunduar me sukses.

“Super aksioni ne Karaçevë përfundoj me sukses, viktime e te cilit ishin katër lope, tre dele dhe dy keca. Poashtu demolim i disa barakave”./21Media 

Back to top button