Haradinaj kritikon VV-në për qasjen ndaj dialogut

 

Kryeari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, për idenë që dialogu të vazhdojë me serbët lokal, si dhe vendimin për të marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri.

Ai ka thënë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosova pret formimin më të shpejtë të institucioneve. Këtu ka përmendur edhe përmbushjen e obligimeve, duke përfshirë dialogun e brendshëm e të jashtëm. Ka thënë se nëse bëhet dialog vetëm me përfaqësuesit minorë e pa fuqi elektorale të serbëve, siç ka paralajmëruar VV-ja, “jo vetëm se mund të jetë selektiv, por edhe sinjal i keq për karakterin unitar të Shtetit”.

Harradinaj gjithashtu ka kritikuar VV-në për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

“E pakta kjo mund të konsiderohet si një lloj pafuqie për tu përballur me integrimin e patjetërsueshëm të veriut të vendit!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook

Pas 14 shkurit, lideri i VV-së Albin Kurti ka thënë se në qeverisjen e tij nuk do të jetë prioritet formimi i ekipit të dialogut me Serbinë./21Media 

Back to top button