Migrimi prek dhe FSK-në, ushtari lë Kosovën e niset për mërgim

Migrimi po prek shtresat të ndryshme të shoqërisë në Kosovë, alarm sidomos është ngritur për ikjen e mjekëve.
Por, kësaj radhe edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës njoftoi se po lë ushtrinë e po niset për mërgim.
Hazir Veseli përmes një postimi në Facebook tregoi se edhe para luftës jetoi jashtë Kosovës por u kthye për t’u bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare e pas luftës u bë pjesë e FSK-së.
“Isha vetëm 18 vjeç kur mora rrugën e kthimit nga gurbeti për në Kosovë në vitin 1998,
Atë kohë të vetmen brengë kishim çlirimin e vendit nga opupatori shekullor Serb.
“Kisha fatin të rreshtohem si pjesë e Njësisë Speciale Tigrat e Zi, Brigada 111 “ Adem Jashari”.
Pas luftës dëshira ime për t’i shërbyer atdheut me shtyu që të vijoj Legjionin ushtarak në Francë dhe pas përfundimit vendosa të kthehem dhe kontributin tim ta jap prap në FSK, ku besoj që kam dhënë çdo gjë nga vetja edhe pse për Atdhe kurrë nuk mjafton.”, shkroi ai në Facebook.
Por, siç thotë Veseli nevojat e jetës po e shtynë ta marrë edhe njëherë vendimin për të ikur nga Kosova.
“Sfidat dhe nevojat e jetës më detyruan që ta marr një vendim që sdo ta besoja kurrë se do ta marr, largimin tim nga FSK dhe nga Kosova. Shpresoj se Kosova të rrugëtojë sigurtë në anëtarësimin e sajë në institucionet ndërkombëtare, e posaqërishtë në NATO ëndërr e çdo ish luftëtari dhe ushtari të tanishëm. Sot me dhimbje në zemër e shpirt ju njoftoj që nga sot mbaron rrugëtimi im si pjestar i FSK-së, ku shfrytëzojë rastin t’i falënderojë fillimisht familjen time që asnjëherë nuk kanë rreshtur te me mbështesin ne rrugëtimin tim, falënderoj shumë shokë (vëllezërit) e luftës, shokët në FSK si dhe të gjithë miqtë jashtë uniforme për respektin e treguar ndaj meje.”, përfundoi ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?