Mihrija dhe Naimi: Vaksinohuni ju lutem…

 
Çifti i njohur Naim Abazi dhe Mihrije Braha dje janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.
Pas vaksinimit, ata kanë bërë apel tek qytetarët për t’i marrë vaksinat antiCovid.
“Vaksinohuni ju lutem që të mbroni shëndetin tuaj dhe të tjerëve! Falenderimi ju takon gjithë personelit shëndetsorë në Kosovë”, ka shkruar Mihrije Braha në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mihrije Braha (@mihrijebraha)


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 12 mijë e 832 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413 mijë e 078 doza të vaksinës. Deri më sot 137 mijë e 445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button