Mijëra të evakuuar në Pakistan si pasojë e përmbytjeve

Mijëra njerëz në Pakistan janë evakuuar.
Agjencitë e ndihmave thonë se përmbytjet e tanishme kanë çuar në një nga fatkeqësitë më të rënda të vendit, pasi vazhdojnë shirat e dendur të musonit.
Afro një mijë njerëz kanë vdekur që nga qershori, ndërsa mijëra janë zhvendosur.
Qeveria, si pasojë e kësaj është detyruar të shpall gjendje të jashtëzakonshme.
Pakistani jugor është goditur më së shumti nga reshjet, veçanërisht provinca Sindh.
Shumë lumenj kanë dalë nga brigjet e tyre gjithashtu në provicën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa.
“Fillimisht disa njerëz refuzuan të largoheshin, por kur panë që niveli i ujit është rritur, ata ranë dakord”, ka thënë Bilal Faizi për AFP.
Kryeministri i vendit, Shekhbaz Shariz ka thënë se 15% e popullisisë është goditur nga reshjet e mëdha të shiut.
Vendi gjithashtu, ka bërë apel për ndihmë ndërkombëtare./21Media

Back to top button