Man Utd merr tjetër fitore të rëndësishme në Premier Ligë

Pas fitores së madhe kundër Liverpoolit në xhiron e kaluar, Manchester United ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Premier Ligë duke e mposhtur Southamtonin me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi mesfushori portugez Bruno Fernandez në minutën e 55’ të ndeshjes pas asistimit nga Dalot.
Kështu “Djajtë Kuq” tashmë kanë grumbulluar gjashtë pikë pas katër ndeshjve, pas një fillimi shumë të dobët ku pësuan dy humbje në dy ndeshje hapëse të Premier Ligës.
Skuadra e trajnerit Eric Ten Hag renditet në vendin e gjashtë.

Back to top button