Milan- Inter, formacionet zyrtare
Milan- Inter, formacionet zyrtare, Ibra startues për Milanin, Inzaghi i beson Calhanoglut.
Kampionati italian i futbollit Serie-A sjellë sot derbin më të madh lokal në botë, atë ndërmjet Milanit dhe Interit.
Me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “San Siro” trajnerët Stefano Pioli dhe Simone Inzaghi do të testojnë skuadrat e tyre për forcat dhe seriozitetin e tyre në luftën për titull.
Duke u renditur si e dyta në tabelë, Milani ka 31 pikë, shtatë më shumë se Interi në vendin e tretë dhe një fitore eventuale e “Rossonerëve” do t’i largonte dukshëm nga rivalët lokal në luftën për titull në këtë sezon.
Në këtë sfidë Interi vjen i kompletuar në organikën e lojtarëve, kurse Milani ka mungesa të mëdha si Maignan, Theo Hernandez dhe Castillejo.
Këto janë formacionet e zyrtare:
MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Touré; Tonali, Kessié; Brahim Diaz, Krunic, Leao; Ibrahimovic.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Batons; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko., Lautaro.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?