Java e 16-të e kampionatit italian të futbollit, Serie-A, sjell edhe derbin e madh ndërmjet Milanit dhe Juventusit.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “San Siro” me fillim nga ora 20:45.

Skuadra e Stefano Piolit kryeson renditjen tabelare dhe pas humbjes së Interit nga Sampdoria ka edhe më tepër motiv për të triumfuar ndaj “Zonjës së Vjetër” dhe kështu të shkëputet më katër pikë më shumë ndaj rivalëve të qytetit.

Nga ana tjetër, trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, kërkon fitore në këtë ballafaqim në mënyrë që të futet ne garë për titull duke i ndalur pikërisht liderët e tabelës.

Këto janë formacionet zyrtare:

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Calabria, Kessié; Castillejo, Calhanoglu, Hauge; Leao.

JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Frabotta; Chiesa, Bentancur, Rabiot, Ramsey; Dybala, Cristiano Ronaldo.