Milani e nis me fitore vitin 2023

Kampioni italian i është rikthyer aksionit në Serie A në mënyrën më të mirë, duke arkëtuar pikët e plota të para për vitin 2023.
AC Milan e ka mposhtur si mysafirë skuadrën e Salernitanas me rezultat të ngushtë 2:1.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Rafael Leao, i cili kaloi “Rossonerët” në epërsi prej 1:0 në minutën e 10’ të ndeshjes.
Ndërkaq, epërsinë e Milanit e thelloi mesfushori, Sandro Tonali i cili shënon në minutën e 15’ për 2:0.
Golin e nderit për Salernitanan e shënoi Federico Bonazzoli në minutën e 83’, gol ky i cili rezultoi të jetë i fundit në ndeshjen e sotme.
Me pikët e reja, Milani ngjitet në kuotën e 36 pikëve në vendin e dytë, krahas Salernitanas që zë vendin e 13 me 17 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Milanit.

Back to top button