Milani fiton me përmbysje spektakolare ndaj Veronas

 
Milani ka regjistruar fitore me rezultat 3-2 kundër Hellas Veronas të shtunën në mbrëmje, duke shkuar në krye të Serie A pasi skuadra e Igor Tudor lëshoi epërsinë prej 2-0 që e kishte.
Ishte Gianluca Caprari që shënoi golin e parë të ndeshjes për t’i dhënë skuadrës së tij epërsinë. Milani dukej skuadër e ngadalshme në lojë dhe në zotërim të topit, gjë që e lejoi Veronën të depërtonte brenda zonës disa herë dhe kështu erdhi deri te penalltia në favor të vendasve të cilën Antonín Barák e konvertoi në gol pas konfirmimit VAR-i.
Ndryshimet para pjesës së dytë u dhanë kuqezinjve nxitje të madhe për lojë. Olivier Giroud dhe Frank Kessi shënuna dy për ta barazuar rezultatin në 2-2, ndërsa Koray Gunter shënoi një autogol të çuditshëm për t’ia dhuruar tri pikë të reja Milanit.
Kështu Milani tani renditet e para në Serie-A me 22 pikë pas tetë ndeshjeve.

Back to top button