Milani gati ta blindoj Theon me kontratë të re

Milani po planifikon t’i ofrojë Theo Hernandezit një kontratë të re, duke shpërblyer yllin e tyre të majtë dhe duke u përpjekur të shmangë interesin nga klubet tjera.

26-vjeçari francez ka refuzuar tashmë oferta nga Paris Saint-Germain gjatë dy viteve të fundit, duke dashur të ecë përpara me kuqezinjtë pas një periudhe të suksesshme katërvjeçare në kryeqytetin e Lombardisë.

Hernandez është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë dhe ka vazhduar të jetë një pjesë thelbësore e skuadrës së Stefano Piolit, duke shënuar 25 gola dhe duke dhënë 28 asistime në 176 ndeshje të Milanit.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, kontrata aktuale e Hernandez skadon me Milanin në qershor të vitit 2026 dhe klubi është i prirur të fillojë të hedhë themelet për një marrëveshje të re.

Negociatat nuk kanë nisur ende, por të dyja palët janë në të njëjtën linjë dhe bisedimet mund të hapen në pranverë, duke i lejuar francezit të fokusohet në fushë në këtë pjesë të ngarkuar të sezonit.

Back to top button