Milani përballet me Romën, formacionet zyrtare

Milani që ka treguar formë shumë të mirë në këtë edicion garues të Serie-A dhe me meritë të plotë e ndan kreun e tabelës me Napolin me nga 28 pikë, do të ballafaqohet sonte me Romën në “Olimpico” me fillim nga ora 20:45.
Skuadra e Stefano Piolit ka disa mungesa shumë të rëndësishme për këtë sfidë si Florenzi, Maignan dhe Rebic, kurse nga radhët e Romës mungojnë Smailing dhe Spinazzola.
Këto janë formacionet zyrtare:
ROMA (4-2-3-1) : Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibanez, Vina; Cristante, Veretout; Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham.
MILAN (4-2-3-1) : Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Krunic, Leao; Ibrahimovic.

Back to top button