Milani prezanton blerjen e pestë

Milani ka njoftuar zyrtarisht ardhjen e Tijjani Reijnders, i cili është marr nga AZ Alkmaar.

Kuqezinjtë kanë punuar për të forcuar mesfushën e tyre këtë verë pas shitjes së Sandro Tonalit, duke marrë Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea dhe Reijnders u shfaq si një tjetër objektiv kyç.

24-vjeçari i bashkohet Milanit në një marrëveshjeje që raportohet të jetë me vlerë rreth 20 milionë euro plus shtesa dhe ai ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin, me vlerë rreth 1.7 milionë euro neto në sezon.

Siç u njoftua sot, Reijnders tashmë ka nënshkruar zyrtarisht për Milanin, duke e lejuar atë të fillojë punën parasezonale me Stefano Piolin dhe bashkëlojtarët e tij të rinj. Ai do të veshë fanellën me numër 14.

Mesfushori holandez shkëlqeu sezonin e kaluar për AZ Alkmarin, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë 12 asistime në 54 ndeshje në të gjitha garat.

Reijnders është nënshkrimi i pestë i Milanit në afatin kalimtar të verës, pas Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek, Luka Romero dhe Marco Sportiello.

Back to top button