Milani shkatërroi Monzan

Milani, sonte në stadiumin “San Siro” arriti ta mposht Monzan me shifrat 4:1.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Brahim Diaz, i cili kaloi “Rossonerët” në epërsi prej 1:0 në minutën e 16’, kurse thellon epërsinë e Milanit në 2:0 në minutën e 41’ të ndeshjes.

Milani vazhdoi me paraqitje fantastike, ku e gjeti edhe golin e tretë të ndeshjes përmes Divock Origit, i cili në minutën e 65’ shënon për 3:0.

Monza arriti ta gjejë golin e nderit në ndeshjen e sotme, ku Filippo Ranocchia shënoi në minutën e 70’ për 3:1.

Fitoren e Milanit e vulosi goli i Rafael Leaos, i cili në minutën e 84’ shënoi golin e fundit të ndeshjes, respektivisht për 4:1.

Me pikët e reja, Milani ngjitet në pozitën e dytë në tabelë në kuotën e 26 pikëve, krahas Monzas që zë vendin e 14 me vetëm 10 pikë të arkëtuara.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button