Prishtina mposhti Llapin

Prishtina, sot në stadiumin “Fadil Vokrri” e mposhti Llapin me rezultat solid 2:0.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Leotrim Kryeziu, i cili dërgon Prishtinën në avantazh prej 1:0 në minutën e 37’ të ndeshjes.
Ndërkaq, golin e dytë për vendasit e shënoi Endrit Krasniqi, i cili vulosi fitoren e “Plisave” me rezultat 2:0 në minutën e 85’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Prishtina zë vendin e tretë në kuotën e 21 pikëve, ku tani i afrohet pozitës së dytë, respektivisht, Ballkanit në vetëm katër pikë.
Në anën tjetër, Llapi tani renditet në vendin e gjashtë në tabelë me gjithsej 13 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Prishtinës.

Back to top button