Miley Cyrus bën histori në iTunes me albumin ‘Plastic Hearts’

Miley Cyrus është bërë zyrtarisht artistja e parë femër që çdo këngë e albumit “Plastic Hearts” ka prekur numrin një në listat e iTunes në mbarë botën.
“Plastic Hearts” u publikua më 27 nëntor të vitit 2020. Ky album përmban hite si “Midnight Sky”, “Prisoner” e “Angels like You” dhe i njëjti debutoi në vendin e dytë në tabelën Billboard 200, po ashtu vazhdon të ecë mirë në iTunes.
Çdo këngë nga ky album ka zënë vendin e parë në tabelën iTunes në të paktën në një vend të botës.
Cyrus e arriti këtë qëllim më 8 janar kur kënga e saj “High” preku numrin një në tabelën iTunes në Peru.
Në krye të kësaj arritjeje, vetë albumi po merr çmime. Ky album ishte i ndryshëm nga publikimet e saj të mëparshme sepse bazohej kryesisht në zhanret e rock dhe pop.
Artistë tjerë në këtë album janë Dua Lipa, Billy Idol. Stevie Nicks dhe Joan Jett./21Media

Back to top button