Vdiq në moshën 27 vjeçare futbollisti turk

Futbollisti turk Ahmet Çalik ka humbur jetën në moshën 27-vjeçare në një aksident trafiku në Ankara.
Çalik, i cili ka luajtur tetë herë për kombëtaren turke, ka qenë i vetëm në automjetin e tij kur ka ndodhur përplasja e tmerrshme.
Ai raportohet të ketë qenë duke vozitur në autostradën Ankara-Nigde kur humbi kontrollin e makinës së tij përpara se ajo të përmbysej në një kanal buzë rrugës rreth orës 09:00 të mëngjesit me kohën lokale.
Raportet nga Turqia kanë detajuar se Çalik ishte i vetmi pasagjer në automjet mëngjesin e së martës dhe vdekja e tij u konfirmuar në vendngjarje nga mjekët.
Calik ishte në një ditë pushimi nga stërvitja dhe po shkonte për në Ankara për të finalizuar planet për dasmën e tij, të cilën ai do ta mbante në shkurt.
Calik, i cili së fundmi përfaqësoi ekipin turk të Superligës Konyaspor, do të varroset në varrezat Elmadag pas funeralit të martën, raporton media turke FotoMac .
Sipas Spor Arena, Konyaspor i ka bërë një kërkesë Federatës Turke të Futbollit që të shtyjë ndeshjen kundër Stambollit Basaksehir, e cila do të zhvillohet të shtunën më 15 janar./21Media

Back to top button