Miley Cyrus ka probleme me babain që nga divorci i tij

Marrëdhënia midis Miley Cyrus dhe babait të saj, Billy Ray Cyrus duket se vazhdon të jetë e tensionuar.
E gjithë kjo, pasi prindërit e Miley u ndanë pas 28 vjetësh martesë.
“Divorci mes prindërve të saj e ka tensionuar marrëdhënien e saj me babain e saj dhe ka qenë e vështirë për të që të lidhet me të vitin e fundit. Ajo shpreson se ata përfundimisht mund të punojnë në lidhjen e tyre”, ka thënë një burim pranë Miley.
Sipas burimeve tjera, Miley po mundohet të mbështesë nënën e saj, Tish Cyrus, dhe të krijojë njëfarë hapësire larg Billy-t këta muaj.
“Miley dhe babai i saj nuk kanë qenë në më të mirën e tyre kohët e fundit. Ajo është shumë e afërt me nënën e saj dhe e mbështet ate. Ajo ka lënë hapësirë dhe ka ndjerë se është gjëja më e shëndetshme për ta bërë tani”, shtoi burimi.
Komentet vijnë pas disa javësh ku pretendohej se Billy i ka propozuar fejesë këngëtares Firerose.
“Billy është shumë më i lumtur se sa ka qenë. Kishte probleme në martesën e tij për një kohë. Gjërat mes tij dhe Tish kishin përfunduar shumë kohë më parë, para se ta njoftonin ndarjen në prill”, tha një burim pranë Billy./21Media

Back to top button