Miley kujton lidhjen me Liam: E kam dashur shumë
Miley Cyrus publikoi katër vjet më parë këngën “Malibu”, gjatë kohës që ishte në një lidhje me ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth.
Me rastin e përvjetorit të këngës, 28-vjeçarja shkroi në Instagram se kjo baladë ishte bërë për një vend dhe person që në atë kohë e donte shumë.
“Sot është përvjetori i 4-t i ‘Malibu’. Një këngë për një vend dhe një njeri që asokohe e kam dashur shumë…Ajo dashuri ishte reciproke dhe shkonte përtej asaj çfarë unë mund të përshkruaj këtu me lirinë time. E humba atë shtëpi bashkë me shumë të tjera në 2018-ën”, shkroi Miley.
View this post on Instagram
Marrëdhënia mes ish-çiftit ka pasur shumë ulje-ngritje, përfshirë propozimin, fejesën dhe martesën e cila zgjati vetëm disa muaj dhe më pas dyshja u nda në 2019.
Megjithatë, duket se Liam e ka hedhur të kaluarën pas krahëve dhe tashmë po mendon të martohet me modelen australiane, Gabriella Brooks./21Media