Milioneri më i ri në Maqedoni është 9 vjeç, më i moshuari është 97 vjeç

Drejtoresha e të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevksa njoftoi se milioneri më i ri në moshë në Maqedonin% e Veriut është 9 vjeç dhe ka mbi 1 milion denarë, ndërsa më i moshuari ka mbi 1.2 milionë denarë dhe është 97 vjeç, shkruan TV21.

“Milioneri më i ri në denarë është 9 vjeç, me fitime mbi një milion denarë nga qiraja, ndërsa më i moshuari është 97 vjeç dhe vitin e kaluar ka realizuar të ardhura prej 1,2 milionë denarë, nga pensioni dhe të ardhura nga puna e realizuar”, shtoi Lukarevska./TV21

Back to top button