Minatorët e Trepçës dalin pas rikthimit të rrymës, disa marrin ndihmë mjekësore

(Lajm i përditësuar)
Minatorët e Trepçës dalin pas rikthimit të rrymës, disa marrin ndihmë mjekësore
Minatorët e bllokuar në minierën e Trepçës kanë dalur pas rikthimit të energjisë elektrike.
RTVTV rapororon se disa prej tyre janë duke marrë ndihmë mejkësore.
Ndërprerja e rrymës në “Trepçë”, 18 minatorë ende të bllokuar në minierë
Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Njësinë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, gjë që në ato momente 47 punëtorë kanë qenë në orar të punës si ndërrim i tretë.
Sipas kompanisë, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, duke dëmtuar izolatorët dhe trafon furnizuese me energji elektrike.
“Trepça Sh.A. njofton opinionin publik se më datë 14.05.2026, rreth orës 01:30, ka ndodhur ndërprerje e furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg. Sipas informatave nga terreni, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike. Po ashtu janë evidentuar dëmtime edhe në stabilimentet tjera përcjellëse në trafostacion”, thuhet në njoftim.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?