Minatorët iu drejtohen me letër të hapur Qeverisë, kërkojnë investim në ndërmarrje

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës i ka shkruar letër të hapur Qeverisë së Kosovës duke i kërkuar ndërmarrjen e masave emergjente në drejtim të përmrësimit të kushteve të punës dhe investimet e menjëhershme në këtë ndërrmarrje.

“Nisur nga rrethanat aktuale në ndërrmarrjen Trepça SH.A. duhet shtuar se si rezultat i mungesës së investimeve të mirëfillta shtetërore gjatë viteve hasim në vështërsi të ndryshme, duke filluar nga marrja e pagave me vonesë (deri në tri rata), mungesa e numrit të puntorëve, mungesa e mjeteve të përshtatshme për punë (shumica e paisjeve janë të vjetra dhe të dëmtuara), pamundësia e realizimit të të drejtave nga marrdhënia e punës në mungesë të mjeteve financiare, mungesa e një sigurimi shëndetësor cilësor, borxhet e trashëguara ndër vite etj.”, thuht ndër tjerash në letrën e kësaj sindikate.

Letra e plotë

LETËR E HAPUR
Nga: SINDIKATA E PAVARUR E MINATORËVE TË TREPÇËS SË KOSOVËS
Për: QEVERINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Të nderuar, shpresojmë që kjo letër t’ju gjejë mirë!
Me anë të kësaj letre publike ne si përfaqësues të puntorëve të ndërrmarrjes publike Trepça SH.A., shprehim shqetësimet për situatën e krijuar në këtë ndërrmarrje dhe njëkohësisht kërkojm ndërmarrjen e masave emergjente në drejtim të përmrësimit të kushteve të punës dhe investimet e menjëhershme në këtë ndërrmarrje.
Si sindikatë e punëtorëve të ndërrmarrjes Trepça SH.A. jemi të interesuar për rritjen ekonomike dhe prosperitetin e ndërrmarrjes dhe kombit tonë. Prandaj po shkruajmë këtë letër për të shprehur besimin tonë të fortë në rolin vendimtar që luan ndërrmarrja Trepça SH.A. në avancimin e ekonomisë sonë. Njëkohësisht edhe i bëjmë thirrje qeverisë që të ketë prioritet dhe të investojë në këtë ndërrmarrje, e cila kontribon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së shoqërisë sonë.
Nisur nga rrethanat aktuale në ndërrmarrjen Trepça SH.A. duhet shtuar se si rezultat i mungesës së investimeve të mirëfillta shtetërore gjatë viteve hasim në vështërsi të ndryshme, duke filluar nga marrja e pagave me vonesë (deri në tri rata), mungesa e numrit të puntorëve, mungesa e mjeteve të përshtatshme për punë (shumica e paisjeve janë të vjetra dhe të dëmtuara), pamundësia e realizimit të të drejtave nga marrdhënia e punës në mungesë të mjeteve financiare, mungesa e një sigurimi shëndetësor cilësor, borxhet e trashëguara ndër vite etj.
Trepça SH.A. dikur një gjigand ekonomik, i cili në të kaluarën ka pasur një kapacitet prej rreth 22,000 punëtorëve, sot si rezultat i mungesës së investimeve në njerëz, paisje dhe teknologji moderne, me një kapacitet prej rreth 1200 të punësuar ndërrmarrja e ka të pamundur të zhvillohet dhe të tregoj rezultatet e duhura dhe se në situaten në të cilën e njejta ndodhet mund të themi se situata është alarmante. Nga ky realitet ndërmarrja sot ndodhetbuzë kolpasi e që për rrjedhoj e njejta ballafaqohet me shumë probleme financiare dhe menaxheriale, krejt kjo si rezultat i investimeve strategjike të munguara përgjatë viteve.
Si rezultat i këtij realiteti të punësuarit në këtë ndërrmarrje kanë shprehur dhe shprehin në përditshmëri interesimin e tyre që të largohen dhe të migrojnë jasht vendit. Kjo për shkak të pasigurisë që ndjejn dhe faktin se të njejtit vlersojn se e ardhmja e tyre dhe e vetë ndërrmarrjes është e pasigurt.
Si sindikatë konsiderojmë se investimet e mirfillta në ndërmarrjen Trepça SH.A. janë të domosdoshme dhe urgjente, e të cilat do të reflektojnë pozitivisht në drejtim të:
1. Kthimi i besimit të vetë puntorëve se në këtë ndërrmarrje ka të ardhme dhe se mundi i derdhur përgjatë viteve do t’iu shpërblehet.
2. Rritjes ekonomike: Investimi në ndërrmarrjen Trepça SH.A.do të nxisë rritjen ekonomike dhe të ndihmojë në ndërtimin e një ekonomie të fuqishme dhe të qëndrueshme për Republikën e Kosovës. Ndërmarrja ka nevoj të konsiderueshme për investimekapitale për zgjerim dhe kërkim e zhvillim, dhe mbështetja e qeverisë mund t’u mundësojë atyre të realizojnë potencialin e tyre të plotë.
3. Krijimi i vendeve të punës: Trepça ka kapacitetet dhe mund të jetë gjeneruesi kryesor i vendeve të punës në vendin tonë dhe rritja e tyre përkthehet drejtpërdrejt në krijimin e më shumë mundësive të punësimit. Investimi në të do të sillte një ndikim pozitiv në shkallën e punësimit dhe uljen e papunësisë.
4. Të ardhurat tatimore: Përderisa Trepça SH.A. rritet dhe gjenereon të hyra rriten edhe kontributet e saj tatimore. Këto të ardhura shtesë mund të përdoren për programet e mirëqenies sociale, zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbime të tjera publike etj.
Duhet thënë se Trepça SH.A.mund të jetë një gjigand ekonomik, social dhe kulturor dhe njëherit mund të jetë shtylla kurrizore e ekonomisë sonë, duke kontribuar ndjeshëm në krijimin e vendeve të punësdhe zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.
Për më shumë Trepca pasqyron edhe të kaluarën tonë dhe brezave të cilët me shumë mund dhe përkushtim kontribuan dhe dhanë djersë për të.
Si sindikatë e punëtorëve të kësaj ndërrmarrje, duke marrur shkas nga situata e rëndë financiare në të cilën ndodhet ndërrmarrja, bëjëm thirrje që Qeveria e Republikës së Kosovës të tregoj përkushtimin maksimal ndaj kësaj ndërrmarrje dhe të bëjë ivestimet e nevojshme dhe të domosdoshme, me qëllimin e vetëm që ndërrmarrja Trepça SH.A. të funksionalizohet dhe të filloj punën me efikasitetin e duhur.
Shpresojë që kjo ftesë publike të jetë një shtysë për Qeverinë e Republikës së Kosovës që e njejta të kthej vëmendjen e saj, njeherit të ndërrmarr hapa konkret në drejtim të Trepça SH.A.
Mitrovicë, Data: 01.08.2023.  /21Media

Back to top button